Kuvendi i Kosovës dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Para fillimit të seancës plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Konjufca, në emër të deputetëve tha se e dënojnë ashpër agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës.

“Në konsultim edhe në grupet parlamentare të Kuvendit dhe më emër të deputetëve kuvendi i republikës së Kosovës zyrtarisht e dënojmë ashpër ndërhyrjen agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Kuvendi i Kosovës dhe populli i Kosovës qëndron përkrah popullit ukrainas dhe solidarizohemi me ta në këto kohë të vështira”, tha Konjufca.

Të ngjashme