Kuvendi i Prishtinës e shpall “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 13:57 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka shpall “Qytetar Nderi” ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë së Kosova do ta kujtojë përgjithmonë, ndihmën e ish-kryeminsitrit Blair, e përveç kësaj edhe do ta nderojë çdo herë.

“Sot duam t’iu nderojmë për rolin kyç që keni luajtur për çlirimin e Kosovës. Dua të ndaj një pjesë të shkurtë të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet e 90-ta, ishtë një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lind ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dal prej shtëpisë këtu. Kam prit që kur nuk do të kthehem në shtëpinë time sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën. Pra kjo është një vepër e juaja një pik e madhe qe i ka prek e i ka shpëtu, i ka transmetu shumë jeta të qytetareve të Kosovës. Tony Blair, është hero e mik i Kosoves. Kosova do t’iu kujtoj dhe do t’iu nderoj përgjithmonë”, tha Rama.

Ndërsa, kryetar i kuvendit Komunal Fehmi Kupina, në emër të të gjithë asambleistëve, i shprehur falënderimet për ndihmën dhe kontributin që Blair ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Si rrallë her, sot këtë mbledhje e bënë edhe me madhështore prania e ish kryeministri britanik, Tony Blair. I dëshirojmë mirëseardhje, jo me kotë thonë se të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh njerëzimin. Sot para nesh është një figurë kryesore që në momentet me të vështira ishte faktori kryesore. I nderuar nuk ka fjalë e shkronjë që mund të përshkruaj falënderimin tonë për lirin dhe zhvillimin e vendit tonë. Ne emrin tim personal dhe Kuvendit komunal iu shpreh mirënjohje e falënderime për kontribut tuaj”, shtoi ai.  

Të ngjashme