Kuvendi i Shqipërisë mban seancë në kohë pandemie

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme, vendosi thirrjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë më 16 prill në orën 10:00.

Për shkak të masave ndaj pandemisë së koronaviorusit, deputetët do të ruajnë distancën, duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit, ku më herët qëndronin gazetarët.

Burime nga konferenca e kryetarëve kanë bërë të ditur se do të ketë që në hyrje mjek për matjen e temperaturës. Secili deputetë do diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

Deputetët që nuk kanë mundësi dhe janë larg mund të mos marrin pjesë dhe ata që janë të sëmurë.

Në rendin e ditës do të jenë: aktet normative për Covid-19, ashpërsimin në kodin penal, dekretet e presidentit Meta për OFL dhe pronat.

Gjithashtu, në konferencën e kryetarëve është marrë vendimi që lëvizja e administratës në kuvend do të jetë e kufizuar, gazetaret do të qëndrojnë në oborr të kuvendit.

Të ngjashme