Kuvendi i Shqipërisë pritet ta hedh në votim shkarkimin presidentit Meta më 10 qershor

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Komisioni që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta pritet t’i dërgojë Kuvendit raportin me propozimin për shkarkimi të tij për shkelje të Kushtetutës.

Votimi i këtij raporti në Kuvend do të bëhet me datë 10 qershor.

Po ashtu, me të gjitha gjasat edhe votimi i shkarkimit pritet të ndodhë në të njëjtën seancë.

Javën e ardhshme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve futjen në rend dite për diskutim dhe votim të raportit te Komisionit Hetimor me këtë datë.

Të ngjashme