Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti seancë solemne për nderë të Pavarësisë. Seanca ka filluar me një minutë heshtje për të gjithë të rënët e vendit.
Kryesuesi i Kuvendit, Halim Halimi, tha se Dita e Pavarësisë është ditë e të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë vend. “U sakrifikuan, kaluan nëpër burgje vetëm e vetëm që ne sot ta gëzojmë lirinë. Nuk duhet harruar asnjëherë kontributin e shteteve mike që kontribuuan për shtetndërtimin tonë”.
“Kosova sot i ka të gjitha institucionet, po ashtu është e njohur nga 113 shtete. Dhe shpresoj që ky numër do të shtohet. Shteti jonë synon të behët pjesë e BE dhe NATO-s”, vazhdoi Halimi.
Ndërsa, drejtori i Administratës Muhedin Nushi i cili foli në emër të kryetarit dhe nënkryetari tha se është me vend që kjo ditë të festohet me krenari.
“9 vjet më parë parlamenti vendosi qe kjo datë të vendoset përgjithmonë në mendjen tonë. Kosova është krijuar dhe duke u krijuar me jetë.
“Le të kujtohem sot të gjithë ata që i dhanë shumë vendit tonë. Sakrifica e tyre është e ngulitur thellë në mendjen tonë. Detyrë e jona sot dhe nesër është që të ruajmë dhe të avancojmë atë që është fituar me gjak. Sot fatkeqësisht na mungon lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Sot kemi nevojë më shumë për të qenë të bashkuar”, tha Nushi.
“Atdheu është si familja vlerën ja njohim vetëm atëherë kur e humbim”, theksoi Nushi.