Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare, ministri Bajrami në interpelancë

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 08:00 | Nga

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e parë plenare të sesionit pranveror, ku në interpelancë do të jetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi.

Rendi i ditës:

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
  • Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
  • Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme