Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri e ka përfaqësuar këtë parti në një takim të Grupit politik të Partive Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës në Strasbourg.
“Këtë takim e udhëhoqi Kryetari i Grupit politik EPP-së në Këshillin e Evropës z.Axel Fisher.Në takim mori pjesë Presidenti i EPP-së z.Joseph Daul. Poashtu sot u hap zyra e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka bërë të ditur ai në një postim në Facebook.