Kuvendi mban 3 seanca – Hoti thotë se kjo është tallje e joseriozitet nga ana e pushtetit

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook për mbajtjen e tri seancave për një ditë nga Kuvendi.

Sipas tij, me tri seanca njëra pas tjetrës, është tallje me temat që diskutohen dhe me ata që preken nga këto tema.

Ai shtoi se kjo është joserioze, duke shtuat se qasja e pozitës tregon se nuk po do konsensus me opozitën.

Hoti madje thotë se deputetët e mazhorancës ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet.

Statusi i plotë:

Agjenda e sotme e Kuvendit, me tri seanca njëra pas tjetrës, është tallje me temat që diskutohen dhe me ata që preken nga këto tema.

Ora 10:00: Ligji për pagat dhe ligji për zyrtarët publik, që prekin jetën e 85 mijë zyrtarëve dhe familjeve të tyre.

Ora 12:00: “Strategjia e energjisë 2022-2031”, tema më e rëndësishme e dekadës për secilin shtet, për qytetarët dhe për bizneset.

Ora 13:00: Seancë e re me një marrëveshje ndërkombëtare për kredi, shtatë projektligje, debati për raportin e Komisionit Evropian dhe një raport për një agjenci.

Për më tepër, janë edhe pesë apo gjashtë seanca të hapura që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit.

Kjo është joserioze. Me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale. As debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë.

Sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë.

Të ngjashme