Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.
Gjatë kësaj seance, deputetët do të votojnë për Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Ndër të tjera, përfaqësuesit e popullit do të votojnë për emërimin e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
- Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
- Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
- Zgjedha e anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.