Kuvendi sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 13:00.
Në rend dite është shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje.
Kjo projekt-rezolutë është kërkuar nga AAK.“Është tepër e rëndësishme të trajtohet sa më shpejtë kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hy në vitin e 4-të dhe jemi në një vit zgjedhor. Kosova është duke stagnuar në ekonomi, mirëqenie, punësim e drejtësi …”- ka thënë shefi i Grupit parlamentar i kësaj partie, Besnik Tahiri javë më parë.