Kuvendi i Kosovës të premten më 18 dhjetor do të mbajë seancën e radhës, ku do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Hoti, lidhur me liqenin e Ujmanit
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, tha se interpelanca e kryeministrit Hoti e iniciuar nga deputet i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, do të mbahet në ora 11:00.
Para saj në ora 9:30, ajo tha se do të ketë një seancë për pikat e mbetura ku janë rreth 50.
Më pas, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, si dhe do të shqyrtohet raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.
Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202 do të jetë pikë e radhës, për të proceduar tutje më shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe atij të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, për vitin 2019.
Kryesia, në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri dy nisma legjislative: Nismën Legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe Nismën Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”,