Kuvendi mblidhet edhe sot

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës edhe këtë të martë do të vazhdojë punimet e seancës plenare të nisur të enjten e javës së kaluar ku do të shqyrtohen raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe pika të tjera të mbetura të rendit të ditës.

Pikat që do të diskutohen në seancën e sotme:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme