Ekonomia Online
FUNDIT

Kuvendi mblidhet nesër në orën 10, tri pika në rend dite

Kuvendi mblidhet nesër në orën 10, tri pika në rend dite

Zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka dërguar njoftim për medie ku jep detaje rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të mërkurën. Në seancën e nesërme do të jenë tri pika të rendit të ditës. – Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe […]

Zyra për medie dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka dërguar njoftim për medie ku jep detaje rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të mërkurën.

Në seancën e nesërme do të jenë tri pika të rendit të ditës.
– Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
– Dhënia e betimit të deputetëve,
– Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nevojiten së paku 61 vota dhe koalicioni PAN ende nuk është e sigurt nëse i ka këto vota.

Seanca nis në orën 10, ndërsa nga gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituara kërkohet të vijnë së paku 15 minuta përpara.

Ndërkohë, të premten ka gjasa të vazhdohet me formimin e Qeverisë.

Të ngjashme