Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë tha se janë dakorduar me Shefat e Grupeve parlamentare për mbajtjen e një seanca të jashtëzakonshme për situatën në veri, por që ende do të diskutohet për datën se kur do të mbahet , raporton Ekonomia Online.
Tutje, ai tha se situata në veri është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake.
“Sapo përfundoj mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri, dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën”.
“Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet”.
Ndërsa ai tha se Kryesia ka vendos të hënë për një seancë të rregullt plenare.