Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të së enjtes, miratoi Raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017 si dhe dy projektligje të rëndësishme social –ekonomike.
Me 74 vota pro të mazhorancës Kuvendi miratoi projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension” dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020”.
Ndërsa deputetët e opozitës mbajtën të bllokuar gjatë gjithë kohës foltoren e Kuvendit.