Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës plenare ka miratuar një sërë projektligjesh që ishin në rend të ditës. Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës u miratua me 67 vota për, 10 kundër dhe 12 abstenime.
Përveç Raportit të BQK-së, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për Shoqëri Tregtare me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.
Përkrahjen e partive politike e gjeti edhe Projektligji për Standartizim, i cili u miratua me 91 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Gjithashtu Kuvendi ka miratuar në parim, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbikëqyrjen dheKkontrollin e Kufirit Shtetëror me 80 vota për dhe 13 abstenime. Derisa, është votuar edhe projektligji për Infrastrukturë Kritike me 93 vota për dhe një abstenim.
Shqyrtimi i Projektligjit për Noterinë u miratua me 72 vota për dhe 21 abstenime. Këto projektligje të miratuara ishin pika të rendit të ditës të vazhduara nga seanca e së mërkurës.