Kuvendi miraton raportin e Komisionit Parlamentar për energji

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot edhe raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Nga 72 deputetë sa ishin në sallë, 69 prej tyre kanë votuar për, ndërsa kanë abstenuar dy deputetë njoftoi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Më herët deputetët e Kuvendit miratuan raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2021.

Të ngjashme