Është ndërprerë seanca e rregullt e Kuvendit për shkak të shtyrjes së vendimit të sotëm për Ramush Haradinajn, në Colmar të Francës.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka njoftuar deputetët se seanca e Kuvendit u ndërpre për shkak të shtyrjes së vendimit të gjyqit.
“Seanca do të vazhdojë të hënën në orën 10:00”, ka thënë Haliti.