Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancën e re në orën 15:00. Pas pyetjeve parlamentare, të seancës së re deputetët kanë shkuar në pauzë.
Nënkryetarja Arbërie Nagavci ka njoftuar se pas pauzës do të vazhdohet me miratimin e rendit të ditës.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe shqyrtimi i parë i Projektilgjit për pandeminë dhe ai për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së.