Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.
Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur.
Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
”Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli për klankosova.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.
Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.
Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.