Ka vazhduar seanca plenare Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë dje në mungesë kuorumi. Për seancën e sotshme Kuvendi në rend të ditës pati 52 pikët e mbetura nga seancat e papërfunduara gjatë javëve dhe muajve të kaluar, raporton Ekonomia Online.
Në seancë janë të pranishëm 64 deputet, kryesuesi Xhavit Haliti tha se seanca fillon nga pika e 7-të pasi që për pikat paraprake nuk është mbështetja e deputetëve serb.
Pikat që nuk u hodhën në votim:
1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale.