Me 24 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim nuk ka arritur të kalojë propozim-rezoluta nga raportimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
Për këtë rezolutë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje.
Përpos deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përkrahje kësaj rezolute i dha edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Nuk ka kaluar as propozim-rezoluta nga Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Kjo pikë mori vetëm 25 vota, me ç’rast kjo pikë do të përsëritet në seancën e radhës.