Kuvendi para katër vjetëve miratoi në lexim të parë ligjet për ushtrinë – Ibishi: Po ndodhin ndryshime

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 13:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Katër vjet më parë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë tri projektligjet për ushtrinë me synim transformimin në një forcë me kapacitete shtesë, duke përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve ushtarake, Nuredin Ibishi, tha për Ekonomia Online se trasnferimi i FSK-së nga mandati civil në atë ushtarak është arritje shumë e madhe.

Ibishi po ashtu tha se FSK-ja si ushtri ka filluar ndryshimet e mëdha strukturale që nga momenti i transformimit të saj me formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e me ndryshimet në strukturën e saj.

“Ne jemi me fat që kemi prezent KFOR-in, gjithashtu kemi mbikëqyrje edhe në mbështetje të zhvillimit Forcave të Armatosura të Kosovës edhe ajo i jep një avantazh të veçantë. Programi i transferimit real, pra në tetor të vitit 2018 Kuvendi morri vendimin për transformimin nga mandati civil në ushtarak që është një e arritur shumë e madhe, nga aty veç kanë filluar ndryshimet e mëdha strukturale në FSK, është formuar Ministria e Mbrojtjes, mandej FSK është strukturuar edhe nga shtabi i përgjithshëm i komandës deri te njësitë varëse”, tha ai.

Nuredin Ibishi ndër të tjera shtoi se Kuvendi i Kosovës, që ka rolin mbikëqyrës ndaj FSK-së, është duke e kryer me përkushtim këtë punë.

Ai po ashtu shtoi se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është i përkushtuar në punën e tij për forcimin e ushtrisë së Kosovës.

“Kuvendi ka një rol mbikëqyrës të FSK-së  që është duke e kryer më shumë përkushtim, po ashtu e e kemi edhe Komisionin Parlamentarë të Mbikëqyrjes. Qeveria po bënë gjithçka që është e mundur fal ministrit i cili është jashtëzakonisht i përkushtuar me kontakte të përhershme me NATO-në, me autoritetet e SHBA-së edhe vendet tjera që janë përkrahëse të FSK-së. Gjithashtu janë shkolluar kuadro jashtë shtetit që është avantazh i madh, dhe kanë marr pjesë shumë në manovra”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës me vota unanime, pa praninë e deputetëve të serbëve të Kosovës, miratoi tri ligjet që transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, por pa ia ndryshuar emrin. Me 101 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan në lexim të parë këto projektligje.

Projekligjet rregullojnë cështje is në vazhdim:

1.Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës – përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave të Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

2. Projektligji për Shërbimin në FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e përgjithshme të shërbimit në FSK si një shërbim i ndërtuar mbi bazën e parimit të ligjshmërisë, profesionalizmit, komandës, disiplinës, respektit, nderit, ruajtjes së informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundësive të barabarta, paanshmërisë politike, transparencës dhe llogaridhënies.

3. Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes – Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative, që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë dhe zbatojë politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe do të ushtrojë funksionet e kompetencat e saj në përputhje me Kushtetutën.

Të ngjashme