Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

Prishtinë | 26 Nën 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro shkarkimit të katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Për shkarkimin e Malsore Gashi-Bajraktarit votuan 60 deputetë, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa një deputet abstenoi.

Eshref Shabani u shkarkua me 61 vota për, ndërsa Arlinda Demi me 60 vota për dhe një abstenim. Ndërkaq, për shkarkimin e Arben Mehmetit votuan 61 deputetë.

Propozimi për shkarkimin e tyre ishte shqyrtuar paraprakisht nga Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili më 11 nëntor kishte miratuar me shumicë votash propozimin për lirimin e tyre nga detyra.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka për detyrë shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, si dhe mbikëqyrjen e institucioneve publike në zbatimin e rregullave që lidhen me shërbimin civil.

Të ngjashme