Pas rreth katër orësh debat me akuza e kundër akuza, seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Haradinaj ka shkuar në pauzë deri në orën 15, raporton Ekonomia Online.
Që nga mëngjesi në këtë seancë ka pasur deklarime dhe përplasje mes anëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të opozitës lidhur punët e ekzekutivit.