Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30, shkruan EkonomiaOnline.
Pas kthimit, deputetët do të kenë para vetes pikën për votimin për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
87 deputetë kanë votuar për këtë pikë, dhe 40 prej tyre ishin të pavlefshme.
Në votimin e parë 23 vota ka marrë Driton Balaj, ndërsa Imrie Zeqiri 24 vota.
“Në votimin e dytë të fshehtë shkojnë kandidatët Nuhi Ahmeti dhe Imrie Zeqiri. Deri në orën 15:30 shkojmë në pushim”, deklaroi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.