Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, para deputetëve të Kuvendit ka bërë prezantimin e Projektligjit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Procedurën Kontestimore.
Sipas tij, ndryshimi i qëllim zbatimin e mirëfilltë për ndjekjen penale për ata që japin deklarata të rrejshme për trashëgimi, raporton Ekonomia Online.
“Plotësim ndryshimi ka për qëllim zbatimin e mirëfilltë për ndjekjen penale për ata që jepni deklarata të rrejshme për trashëgimi. e dyta është verifikimi i aseteve trashëgimorë në mënyrë që të merret vendim i informuar dhe e treta është mbajtja e seancave të veçanta e atyre personave që donë të heqin dorë nga trashëgimia duke u siguruar që nuk ka presion nga kjo gjë”.
“Besoj që në rastin e shumë rasteve në Kosovë ende ka shumë procese trashëgimorë që janë të papërfunduar me dhjetar vite. Kjo vjen pasi që në të dhënat kadastrale tregojnë që 30% të parashtruesve për legalizim të pronave të tyre është sepse ata nuk kanë bërë ende procedurën për trashëgimi”.
Hajdar Beqa, nga PDK, tha se përkrahin në parim këtë projetligj dhe se kontributin e tyre do e japin në mes dy leximeve.
Sami Kurteshi nga VV, tha se me këto ndryshime do të rritet kostoja për qytetarët përveç përgjegjësisë ligjore nga gjykatat tek noterët.
Sipas tij, bartja e përgjegjësive mund të sjell komplikime në raport me ndryshimet që janë parapa.
Mirjeta Kalludra, e LDK-së ka propozuar që të ndryshohen dy paragraf, ku heqja dorë nga trashëgimia të jetë formë standarde dhe pika tjetër që të nënshkruajnë deklaratën kur heqin dorë nga trashëgimia.