Rezoluta për çështjen e të pagjeturve nuk ka dalë në votim në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesë së kuorumit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, që ka iniciuar interpelancën, ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë të dhëna të qarta se si po trajtohet çështja e të pagjeturve në dialogun Kosovë-Serbi.
Dy pikat e kësaj rezoluta ishin se çështja e të pagjeturve s’mund të ndërlidhet, kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër e Kuvendi i kërkon Qeverisë të mos pranojë të bisedojë me asnjë zyrtar të Serbisë pa ofrimin e menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e të gjithë personave që nuk janë gjetur.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë pas leximit të këtyre pikave se në Kuvend s’ka kuorum për ta votuar andaj ka kërkuar që sapo të mundësohet kuorumi rezoluta të dalë në votim.