Kuvendi nuk ka votuar për emërimin e gjashtë anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, raporton Ekonomia Online. 41 deputetë kanë votuar, për ishin 38, 2 abstenime dhe 1 kundër.
Anëtarët të propozuar nga Qeveria janë: Skender Komoni, Hasime Mazreku, Ranko Gjukiq, Qemajl Bajrami, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini.
Paraprakisht Kryetarja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala, kërkoi miratimin e emrave të mbështetur nga komisioni.
Edhe Memli Krasniqi, nga PDK, tha se partia e tij mbështetësin të propozuarit duke kërkuar votën e deputetëve për të gjashtë.