Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të martën, 21 maj, me fillim prej orës 11:00 do të mbajë seancë të veçantë për të përkujtuar 20-vjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës.
Nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, rreth 1 mijë të burgosur në burgun e Dubravës kishin përjetuar tmerrin nga forcat serbe. Gjatë masakrës 5-ditore në burgun e sigurisë së lartë qenë vrarë r u masakruar rreth 160 persona ndërsa plagosur rreth 300 të tjerë.
20 vjet pas kësaj masakre, akoma askush s’është dënuar për krimet e kryera në burgun e Dubravës.