Kuvendi i Kosovës ka tërhequr nga rendi i ditës formimin e komisionit AD-hoc, për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
Tërë kjo për shkak të mospajtimeve në mes grupeve parlamentare, se kush do ta drejtoj këtë komision, raporton Ekonomia Online.
Deri më tani Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh që ishin në rend të ditës.