Kuvendi, vetëm 19% aktiv

Prishtine | 23 Qer 2016 | 13:37 | Nga

Kuvendit të Kosovës i ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror, por përmbushja e agjendës legjislative vazhdon të jetë larg synimeve. Sipas platformës për monitorimin e Kuvendit “Vota Ime”, Kuvendi ka realizuar vetëm 19 për qind të agjendës legjislative, kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundim të sesionit pranveror.

Deputetët dhe monitoruesit e Kuvendit kanë kritika për mbajtjen e seancave të rralla që po mbahen. Edhe monitoruesit e punës së legjislativit kanë kritika për humbjen e dinamikës së nevojshme të punës nga organi më i lartë ligjvënës.

As këtë javë Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë plenare, pavarësisht se një numër i projektligjeve është duke pritur për shqyrtim.

Të ngjashme