Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pikë e 15 e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), raporton Ekonomia Online.
Në votimin e anëtarëve të KPM-së morën pjesë 92 deputetë dhe të pavlefshme ishin 5 fletëvotime.
Nga komuniteti shumicë shqiptar kandidatë ishin: Violeta Hyseni-Kelmendi e cila mori 54 vota dhe Shqipe Breznica që mori 28 vota. Anëtare e KPM-së nga komuniteti shumicë shqiptar u zgjodh Violeta Hyseni-Kelmendi.
Nga komuniteti serb kandidatë përe anëtarë të KPM-së ishin Maja Sllaviq e cila mori 58 vota
dhe Nenad Janisevic që mori 3 vota. Anëtar i KPM-së na komuniteti serb u zgjodh Maja Sllaviq me 58 vota.
Ndërsa anëtar i komisionit nga radhët e komunitetit tjetër nuk arriti të zgjodhët pasi që asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshëme. Mejdi Salihi mori 25 vota, ndërsa Biroll Urcan mori 36 vota. Për këtë komunitet u vendos që të përsëritet konkursi pasi nuk ka fitues.