E takova Eric Aniva-n në një oborr me pluhur të kasolles me tre dhoma në jug të Malavit. Ai mban veshur një këmishë jeshile dhe është i çalë (ka qenë me një këmbë që kur ka lindur).
Ai më përshëndet me entuziazëm. Duket si i pëlqen ideja e vëmendjes mediatike. Aniva është një ‘hienë’ në fshatin e tij. Është një titull tradicional që i jepet një mashkulli, i cili punësohet nga komunitetet për të bërë atë që njihet si ‘pastrim seksual’.
Nëse një burrë vdes, gruaja e tij duhet të flejë me Anivan përpara se të varrosë bashkëshortin. Nëse një grua aborton, atëherë nevojitet një pastrim seksual. Më shoku ese, vajzat adoleshente, pas menstruacioneve të para, duhet të bëjnë seks për tre ditë me radhë për të shënuar kalimin nga fëmijëria në grari.
Nëse vajzat refuzojnë, besohet se fati i keq dhe sëmundjet do e përndjekin familjen dhe fshatin e saj.
“Më shumë kam fjetur me vajza që shkojnë në shkollë”.
“Disa prej tyre janë 12-13 vjeç, por preferoj më të mëdhatë në moshë. Të gjithë këto vajza kënaqen që më kanë mua si hienë. Janë krenare dhe thonë se ai është një burrë tamam, që di si të kënaqë femrat”.
Por pavarësisht krenarisë së tij, shumë vajza më thonë se kanë kaluar një tmerr. “Nuk kisha çfarë bëj tjetër. E bëra për prindërit e mi. Isha e frikësuar”, thotë Maria. Aniva duket se është rreth 40 vjeç, pavarësisht se nuk e di mirë moshën e tij.
Ai pretendon se ka fjetur me 104 gra dhe vajza, edhe pse këtë shifër e ka dhënë që në vitin 2012 në një gazetë. Mendoj se e ka humbur sensin e numërimit. Aniva ka pesë fëmijë dhe nuk e di me siguri sa gra e vajza ka lënë shtatzënë.
Në komunitetin e tij ka dhjetë hiena. Ata paguhen nga 4 deri në 7 dollarë sa herë bëjnë seks. Është e qartë se nisur nga detyrat e hienave, HIV është shumë i përhapur. OKB përllogarit se një në dhjetë malavianë mbart këtë virus.
Kështu që e pyes Anivan nëse është HIV-pozitiv. Më befason kur thotë se po, por thekson se nuk ua tregon prindërve të vajzave këtë gjë. Qeveria dhe OJF-të kanë nisur një fushatë kundër të tilla praktikave.
Në një fshat të humbur, takova një prej dy grave të Anivas. Fanny mbeti vejushë, përpara se të ‘pastrohej’ nga Aniva me seks. Ata u martuan më pas.
E pyes nëse do që vajza e saj 2-vjeçare t’i nënshtrohet kësaj tradite. “Nuk dua. Dua që kjo traditë të mbarojë. Na kanë detyruar të flemë me hienat. Nuk është zgjedhja jonë”.
Kur e pyes Anivan nëse do që vajza e tij t’i nënshtrohet pastrimit, ai më befason sërish. “Jo vajza ime. Nuk e lejoj këtë. Tashmë po luftoj që të ndalohet kjo praktikë”. “Pra po lufton, por e praktikon vetë?”
“Jo, do të ndaloj tani”.
“Vërtet?”
“Sigurisht, do ndaloj”. /bbc/