Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, mendon se Sevilla mund të jetë kandidat serioz për titull në La Liga
Barcelonën e pretë një ndeshje e vështirë të dielën. Kmapioni i Spanjës do të jetë mysafirë i Sevillas, e cila këtë sezon po luan mirë.
Sevilla është në vendin e katërt në tabelë me 21 pikë të tubuara, tre më pak sesa lideri Real Madrid.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique mendon se Sevilla mund të jetë kandidat serioz për titull në La Liga
“Sevilla është duke ndjekur një evolucion të vërtetë në një projekti të ri. Ata janë duke bërë një futboll të mirë dhe janë një rival i vështirë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë”;, ka deklaruar Enrique.
“Sevilla ka pesë fitore, ku e kanë mposhtur edhe Atleticon. Kjo nuk do të jetë e lehtë për ne, këtë të gjithë e dinë atë. Sevilla mund të jetë një kandidat për titullin”, ka theksuar Enrique.