Ky është 17-vjeçari që u vra në Arbëri, ishte anëtar i Plisave

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në QKUK 17-vjeçari i cili plagos me armë zjarri në kokë nga dy -persona dje në lagjen Arbëri të Prishtinës.

I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Lidhur me kete rast i cili eshte cilesuar si vrasje e rende, policia ka identifikuar dy persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre”, tha Ahmeti.

I riu ishte anëtar i grupit të tifozëve prishtinas “Plisat”, të cilët e kanë shprehur ngushëllimet familjes Bulliqi dhe i kanë bërë thirrje organeve kompetente që të zbardhet rasti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Hysni Popova’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, shkruan Metro.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka identifikon dy personat që kanë kryer vrasjen, mirëpo akoma nuk i ka arrestuar dhe është në kërkim të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme