Ky është 37 vjeçari nga Gjakova që tentoi ta vrasë vëllain e tij pas konfliktit për pronë

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë u raportua për një tentim vrasje që ndodhi mbrëmë në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë, ku një 37-vjeçar tentoi ta vras vëllain e tij, për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.

Personi që po dyshohet lidhur me këtë rast, sipas burimeve të Sinjalit është Valon Vula, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor për dy vepra penale.

Sipas informatave të para, Vula ka shkrepur disa plumba, por fatmirësisht s’ka persona të lënduar. Motivi i tentim vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet pronësore, çka e kanë shtyrë 37-vjeçarin të gjuajë vëllain e tij 30-vjeçar.

Pas arrestimit të tij, Policia ka sekuestruar armën e përdorur në rast, bashkë me disa gëzhoja e rreth 200 fishekë.  

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për  veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme