Ky është delegacioni që përfaqëson Kosovën në Bruksel

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 12:12 | Nga

Shefi për bisedimet me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi, ka bërë të ditur për koha.net se më datë 16 janar, ditë e martë, do të mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi.

Koha.net ka mësuar edhe përbërjen e delegacionit që do ta përfaqësojë Kosovën.

Në këtë takim do të marrin pjesë vetë Avni Arifi, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj dhe Blerand Stavileci.

Për sa i përket temave që do të diskutohen, Arifi tha se ende janë në diskutime.

“Jemi ende duke biseduar. Nuk e kemi definu saktësisht mirëpo nga BE-ja do të lëshohet një komunikatë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme