Kombëtarja e Kosovës vitin 2019 do ta fillojë me një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Danimarkës.
Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars në Prishtinë, “Fadil Vokrri”.
FFK-ja ka thënë për Express se është duke biseduar me federatën daneze për caktimin e kësaj miqsoreje. Pritet zyrtarizimi.
Nëse arrihet marrëveshja për takimin mes dy kombëtareve, atëherë miqësorja mes Kosovës e Danimarkës pritet të zhvillohet mes datave 21 dhe 23 marsit të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se Kosova luan ndeshjen e parë për kualifikime të Euro 2020 më 25 mars ndaj Bullgarisë në “Fadil Vokrri”.