Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i cili përbëhet nga gjithsej 32 deputetë tashmë janë bërë gati për fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ky GP duken mjaft të relaksuar dhe duke pritur që të fillojë edhe seanca me tri pikat e rendit të ditës.
32 deputetët e Vetëvendosjes pritet që të bëjnë betimin e tyre për Legjislaturën e Gjashtë të Kuvendit.
GP i Vetëvendosjes janë përkujdesur edhe për flamujt kombëtarë të cilët vërehen në tavolinën ku edhe janë të ulur.