Ky është i dashuri 43 vjeçar i Morena Tarakut

| 09 Nën 2021 | 08:50 | Nga

Mediat në Turqi po raportojnë se modelja kosovare mMorena Taraku është në lidhje me një këngëtar nga atje

Sipas raportimeve të tyre, ajo është në lidhje dashurie me këngëtarin e njohur turk Berdan Mardini.

Pretendohet se lidhja me Morenën vije pas përfundimit të martesës 10-vjeçare të Mardinit.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke, transmeton Reporteri.

Ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.

Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin.

Të ngjashme