Ky është i riu nga Gjilani i cili vdiq pas aksidentit të rëndë me motor

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në Gjilan mes një veture dhe një motori, shkruan Gazeta Metro.


I riu Debatik Huruglica, që ishte duke drejtuar motorin ka vdekur pas plagëve të rënda që ka marrë si pasojë e këtij aksidenti të rëndë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Lagjen “Dardania”, në afërsi të furrës “Dora”, ku njësiti i policisë ka dalur në vendin e ngjarjes.

Lajmin për vdekjen e Debatik Hurglicës e ka konfirmuar edhe Drejtori i Spitalit, Nysret Hajrullahi dhe shokët e tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme