Shtëpi buzë detit, plazhe me rërë të bardhë, male të larta, të thuash parajsa mbi tokë është pak për ishullin Palawan në Filipine, ishullin më të bukur në botë.
Conde Nast, National Geographic Traveler, revista Travel + Leisure etj kanë dhënë çmimet më të larta për këtë ishull duke e cilësuar si një ishull që tejkalon fantazinë e njeriut për të bukurën.
Në pamundësi për të përshkruar këtë bukuri natyrore, Living ka përmbledhur disa pamje mahnitëse në fotogalerinë e mëposhtme.