Ky është kandidati i AKR-së për Ferizajn

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 11:54 | Nga

Aleanca Kosova e Re ka vendosur që si kandidat për kryetar të Ferizajt ta nominojë Amir Rexhepin.

Pretendenti për postin e të parit të këtij qyteti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar kryetarin e degës së kësaj partie në Ferizaj, Labinot Tahirin dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

“Miq te dashur, nga dega e AKR-se ne Ferizaj, kam marre mbeshtetjen qe ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 22 tetor, te jem kandidat per kryetar te Ferizajt”.

“Falenderoj kryetarin e deges z. Labinot Tahirin dhe presidentin e AKR-se z. Behgjet Pacollin per besimin qe ma kane dhene qe te jem kandidat per kryetar te Ferizajt.Se bashku do te angazhohemi qe t’ia kthejme dinjitetin qytetit te Ferizajt. Na prifte e mbara!”, ka shkruar ai.

Rexhepi është historian me profesion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme