Naim Ismajli do të jetë përsëri kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale mbahen në tetor të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur Dega e PDK-së në Shtime.
“Zyrtare: Naim Ismajli, Kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes. Promovimi zyrtar: E diel, 30 maj 2021, ora 15:00, vendi: Shkolla e Mesme Profesionale Shtime”, thuhet në njoftim.
Ismajli është kryetar aktual i Shtimës. Bashkë me mandatin aktual, ai e ka drejtuar këtë qytezë për katër mandate.