Ky është mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Çagllavicë

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 04:40 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, Arbnor Ademi nga komuna e Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar.

Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.


Të ngjashme