Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë në zhvillim si pasojë e ndryshimit të disa elementeve meteorologjike, kështu që do të krijohen mundësit për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s”, bën të ditur IHMK.