Ky është numri i banorëve në Zvicër

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 16:02 | Nga

Në krahasim me fundin e vitit 2015 është shënuar një rritje prej 90.600 banorësh. Numri i të huajve është 2.1 milionë

Në fund të vitit të kaluar (2016) në Zvicër kanë jetuar 8 milionë e 417.700 veta. Në krahasim me fundin e vitit 2015 është shënuar një rritje prej 90.600 banorëve ose shprehur në përqindje plus 1.1%, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave, shkruan sda.ch

Numri i të huajve sipas kësaj statistike që ende konsiderohet e papërmbyllur është 2.1 milionë.

Rritja e numrit të popullsisë gjatë vitit të kaluar ka dy shkaktarë: Së pari, ka pasur më shumë njerëz që kanë ardhur në Zvicër në krahasim me të tillë që e kanë lëshuar Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Shkaku i dytë është numri më i madh i lindjeve se ai i vdekjeve gjatë kësaj periudhe.

Gjatë vitit 2016 në Zvicër kanë ardhur për të jetuar 192.700 veta ose 2.2% më shumë se në vitin paraprak. Prej tyre 24.400 kanë qenë zviceranë dhe 168.300 të huaj.

Po ashtu statistika më e re ka shënuar se ka pasur një rritje të moshës mesatare të popullatës zvicerane. Në fund të vitit 2016 afërsisht çdo i pesti banor ka pasur 65 e më shumë vjet.

Ka pasur edhe një lëvizje interesante të numrit të personave mbi 100 vjeçarë, përcjell albinfo.ch. Kështu, te meshkujt ky numër ka rënë për 26 raste, në 264, ndërsa te femrat ai është shtuar për 18 raste duke arritur në gjithsej 1290 gra të moshës mbi 100 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme