Ky është numri i votave që morën Limaj e Pacolli

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendrore Zgjedhore ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.

Koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun pasi që ka mbledhur veç 42 mijë e 72 vota apo 4.984%, rrjedhimisht partia e Limajt e Pacollit mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.

Por nga ky koalicion Fatmir Limaj doli më i votuar se partneri i koalicionit të tij, Behxhet Pacolli.

Limaj ka arritur të marrë 26 mijë e 014 vota kurse Pacolli arriti të grumbullojë 10 mijë e 525 vota.

Kështu me 15 mije vota më shumë kreu i Nisma-së lë pas Pacollin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme