Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që personavt mbi 65 vjeç të mund të mund të dalin në ambiente publike në orët e hershme të mëngjesit nga ora 05: deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga 18:00 deri në orën 21:00.
“Të gjithë operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare janë të obliguar që të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal, ndërsa qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Qeveria në mbledhjene e mbajtur sot ka marrë një sërë vendimesh në kuadër të masave mbrojtëse për të frenuar rastet në rritje me Coronavirus.